TIRANË- Ndërsa projektbuxheti i 2016-ës ka kaluar në Kuvend për diskutim, LSI është shprehur kundër buxhetit të caktuar për arsimin. Në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj kërkoi më shumë investime në arsim, ndërsa sipas saj në këtë buxhet është parashikuar ulje e numrit të nxënësve që përfitojnë tekste shkollore falas.

“Ka një ulje të buxhetit për arsimin. Tekstet shkollore falas vjet 120 mijë nxënës, sivjet edhe fëmijët e 3 të familjes numri është më i ulët. Ndërhyrja në objekte shkollore shumë pak. Duhen më shumë investime. Sistemi e-learning nuk është funksional, punojnë me libra. Ja vlen të investohet në teknologji?”, ka shtruar problematikat Mehmetaj.

Ajo u ndal edhe tek arsimi i lartë, ku sipas ligjit të ri parashikohen më shumë bursa, por ndërkohë në buxhet shifra është e njëjtë me vitin e kaluar.

“Bursat janë të njëjta me vitin që shkoi, 7-8 mijë studentë, ligji i ri parashikon më shumë. Është parashikuar ndërhyrje në godinat e studentëve?”, tha deputetja e LSI-së.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb