TIRANË

Teksa në Kuvend, deputetët e PD-së dhe LSI-së i kërkuan interpelancë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për grabitjen e Rinasit, LSI-ja do të mbledhë  në këto momente kryesinë e saj së bashku me ish-grupin parlamentar për të diskutuar për aksionet e mëtejshme të kësaj partie.

Axhenda nuk është bërë publike, ndërsa “BalkanWeb” ka mësuar se gjithçka pritet të bazohet tek strategjia e opozitës për të koordinuar veprimet kundër qeverisë.

Kujtojmë se sot në Kuvend janë zgjedhur dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, ku PD-ja do të drejtohet nga Rudina Hajdari dhe LSI-ja nga deputeti Nimet Musai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb