LSI-ja dhe kryetarja e saj, Monika Kryemadhi kanë qënë të rezervuar në kritikat ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por sot një nga eksponentët e rëndësishëm të kësaj force nuk është ndalur.

Pasi Veliaj vendosi të shtyjë festimet e Ditës së Verës për më 17 Mars, Petrit Vasili ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj këtij të fundit. Ai thotë se Veliaj është i pashpresë dhe i pabesë dhe se nuk i duhet më Tiranës.

STATUSI I PLOTE
I pabesi dhe i pashpresi,qe i vodhi Tiranes festen e Veres!!

Tirana ka njohur edhe pushtues,
edhe ordinerë,edhe te pavlerë,edhe te pashpresë, edhe te pabesë,por te tille qe t’i grabiste edhe festen Tirana s’kishte pare kurre.

Shiu imagjinar i lagu trute te pabesit dhe te pashpresit.

Shiu imagjinar ishte thjesht jarga me te cilen i pashpresi dhe i pabesi lepin qeverine e droges dhe te krimineleve.

Nje i tille i pabese dhe i pashprese, qe shet kryeqytetin dhe vendos tu vjedhe edhe festat qytetareve te Tiranes nuk u duhet hiç atyre.

I pabesi dhe i pashpresi i tradhetoi qytetaret e tij dhe nuk ka ahengxhije apo cingije politike e artistike qe mund t’i mashtroje dot ata.

Qytetaret e Tiranes nuk do ta harrojne kurre te pabesin dhe te pashpresin,qe guxoi tu vidhte dhe t’u shiste edhe festat.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb