TIRANE- Në një kohë kur LSI i ‘shtriu dorën’ maxhorancës për t’u ulur në një tryezë dialogu tri palëshe në kuadër të reformës në drejtësi, vjen përgjigja e prerë nga PS.
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ka kthyer një përgjigje zëvendëskryetarit të LSI-së Luan Rama. Ai tha se PS nuk do të kthehet pas në 22 korrik të 2016-ës për të zhbërë reformën në drejtësi, duke refuzuar kështu dialogun, që sipas tij është me kushte.
“Dialog me kushte për t’u rikthyer në korrikun e 2016, për të zhbërë reformën në drejtësi, nuk ka. Nuk ka pasi nuk ka më kthim pas, dhe mësimi më i mirë është vettingu. Tërë këto ditë opozita hesht”, tha Manja.
(ed.me/BalkanWeb)