VORE- Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon pasditen e sotme në Vorë aktivitetin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Duke shprehur besimin “për fitoren e padiskutueshne të ASHE” në Vorë, Meta i ka bërë thirrje kreut të PD të mos mashtrojë për këtë bashki.

Ndërsa ftoi qytetarët e Vorës të votojnë kandidatin e ASHE, Luan Sallaku, kreu i Kuvendit tha se pas 21 qershorit “bashkia do të jetë e popullit”.

“Ai që gënjën për orën, gënjen edhe për Vorën. Por nuk mund të blihet liria e Vorës. Ky qytet e ka marrë drejtimin e duhur, e ka marrë vendimin për votën dhe nuk ka kthim mbas. Basha të mos e nëpërkëmbë popullin e Vorës. Vora është model i punësimit dhe shërbimeve, këtu ka një vullnet të jashtëzakonshëm. Qytetarët i kanë thënë jo thasëve të miellit të skaduar, e zarfave të korrupsionit”, tha Meta.

Meta u bëri thirrje qytetarëve të mos shesin votën e tyre dhe të denoncojnë çdo rast këto 48 orët e fundit. “Këto 48 orë të mos lejojmë lakuriqtë e natës të deformojnë vullnetin e popullit të Vorës. Denonconi cilindo që përpiqet të deformojë apo të blejë vullnetin tuaj. Ndërsa ndonjërit që mund të ketë marrë ndonjë zarf më parë atje tek vendi i themi mos u mërzit se lekët e tua kanë qenë dhe ato por hajde voto Luan Sallakun. Qytetarët e Vorës nuk mund të jetojnë me një thes miell një herë në katër vjet. Ata duan punë çdo ditë dhe këtë do ua sigurojë bashkia e madhe. Zgjedhjet në Vorë do jenë të mrekullueshme i ftojmë vëzhguesit ndërkombëtar të jenë prezent dhe të shohin se si në Vorë do arrihej fitorja më e madhe në rend kombëtar. Ashtu siç janë produktet e zonës bio edhe votat tona do jenë bie jo si mielli i Fiqos. Të gjitha votat për aleancën e hekurt PS-LSI. Unë e shoh fitoren tonë ajo është madhështore ajo është shumë e bukur. Jemi të paduruar për të fituar dhe festuar të gjithë bashkë. me kulturë qetësi dhe dashuri i gjithë populli i Vorës të votojë Luan Sallakun.”-u shpreh Meta.

KLOSI: VORA DO TË KETË MUNDËSI TË MËDHA PUNËSIMI
Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Klosi, tha se Vora do të jetë lokomotivë edhe për bashkitë e tjera. Klosi tha se fitorja e ASHE në Vorë është e padiskutueshme.

“Vora do të ketë më shumë mundësi punësimi. Këtë e them si ministër i Punës. Vora nuk mund të njohë humbjen, kështu fitorja jonë është e padiskutueshme. Kandidati i ASHE për Vorën ka projekte konkrete dhe programe për t’i bërë ato realitet, po kështu ka edhe projekte konkrete për punësimin”, tha Klosi.

(el.sp/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb