* Të pasurit dhe të fortët e bëjnë drejtësinë, ndërsa gratë, të varfrit ata pa pushtet politikë janë viktimat

TIRANE- Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu nuk i kursen asnjëherë mesazhet e tij kur vjen puna tek lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi. Për të ilustruar këtë fenomen që është prezent në shoqërinë tonë, Lu solli në vëmendje një histori të një gruaje shqiptare, e cila kishte kaluar shumë vuajtje sipas tij në sistemin gjyqësor.

“Ministri Çuci, zonja dhe zotërinj mirëmëngjesi. Një nga arsyet që më intereson kaq shumë korrupsioni dhe reforma në drejtësi është historia që kam dëgjuar për një grua shqiptare dhe se si një gjyqtar i korruptuar e privioi nga fëmijët e saj. Ajo ishte martuar me një burrë qe kishte rrahur për shumë vite ai ishte dënuar për krime seksuale. Ajo pa disa vitesh e la bashkëshortin në emër të sigurisë së fëmijëve. Kur shkoi në gjykatat shqiptare gjeti në shumë vuajtje. Gjyqtari ia dha burrit të saj kujdestarinë për 2 nga 3 fëmijët e saj dhe i dha gjithë pasurinë. Për përsë vendosi gjykatësi në favor të një të dënuari me krime seksual, përgjigja është e thjesht; korrupsioni.”, tha Lu.

Ambasadori theksoi se korrupsioni i shkatërron jetët e njerëzve normalë e të ndershëm. “Të pasurit dhe të fortët e bëjnë drejtësinë, ndërsa gratë, të varfrit ata pa pushtet politikë janë viktimat. Sa nga ne kanë dëgjuar histori të tilla?!”, ka pyetur në retorikë ambasadori Lu.

Edhe këtë herë ambasadori amerikan ka dhënë në shqip një mesazh të fortë për politikanë që mendojnë se populli nuk i kupton debatet politike për reformën në drejtësi.

“Kam pasur një diskutim me një politikan, që pretendonte se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë në të vërtetë debatin për reformën në drejtësi. Kjo është tipike për arrogancën e politikanëve që mendojnë se vetëm ata janë të zgjuar për të kuptuar se çfarë po ndodh në politikën shqiptare. Nga e kuptoj unë që për shqiptarët është e rëndësishme, nga studimet serioze. USAID ka mbështetur indeksin për perceptimin e korrupsionit. Ai është kryer në mënyrë profesionale dhe nga një numër i madh shqiptarësh në mbarë vendin. Raporti tregon pak përparim gjatë 12 muajve të fundit. Rënie me 13% e qytetarëve që tregojnë për praninë e korrupsionit. Studimi tregon se korrupsioni mbetet i madh tek udhëheqësit e partive, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem nga ky përfundim. Njerëzit e kuptojnë. Ka ardhur koha që politikanët ta dëgjojnë popullin”, deklaroi ambasadori Lu.

Çuçi: Reforma në drejtësi mund betejën ndaj korrupsionit
Prezantohen gjetjet e sondazhit për korrupsionin. Anketat janë kryer nga IDRA në bashkëpunim me USAID. Gjatë fjalës së tij ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi deklaroi se prezenca e korrupsionit gërryen shoqërinë.

Ndër të tjera ai pohoi se qeveria ka një strategji të qartë kundër korrupsionit. “Prezenca e korrupsioni gërryen shoqërinë. Qasja e qeverisë që në fillim ka qenë e qartë, me një strategji të qartë, me tre shtylla; ndërgjegjësimi, parandalimi dhe frenimi. qeveria shqiptare ka bërë jo pak, sidomos në tendencën për të modernizuar të gjitha shërbimet publike në mënyrë që ti presin rrugën fenomenit. Duhet të jemi të kujdesshëm që mos ta kontaminojmë më shumë siç duhet por perceptimi duhet të afrohet sa më afër realitetit. Sakaq, sondazhi tregon se ka një përmirësim”, tha Çuçi

Ai shtoi se Reforma në drejtësi është një element i rëndësishme qe lidhet me betejën e korrupsionit.
(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: