Vinicius mund të cilësohet si njeriu i mbrëmjes, në sfidën e fituar nga ana e Brazilit përballë Paraguait. Dopietë e sulmuesit të Real Madrid, i cili dërgoi kombëtaren e vendit të tij në suksesin e parë në këtë Coppa America. Në përfundim të sfidës, i pyetur nga gazetarët lidhur me performancën e tij në këtë sfidë ai u shpreh:

Unë nuk luaj kurrë për veten time, por vetëm për skuadrën dhe në këtë rast për vendin tim. Sot zhvilluam një ndeshje të madhe, personalisht e di që mund të rris akoma më shumë nivelin tim të lojës. Kupa e Amerikës është gjithmonë e komplikuar. Në përfundim, Vinicius komentoi ashpër edhe arbitrimin e sfidës: Arbitrat po na vihen kundër, me mënyrën se si po arbitrojnë ndeshjet tona, por nuk mund të flas më shumë, pasi Conmebol do të na kërkojë në këtë pike, të mos flas shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: