Shqipëria përballet me Andorren, me synimin e vetëm, fitoren. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i ftuar në Sport News në News 24, në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, bëri analizën e tij. Duro nuk hezitoi të fliste edhe për shanset që ka Shqipëria që të kualifikohet në Botëror dhe natyrisht, komentoi edhe humbjen ndaj Anglisë.
“Ndeshja ndaj Anglisë- Ishte shumë bukur, gjithmonë kur luan Shqipëria bëhet ashtu. Emocione të shumta. Ishim gjatë gjithë kohës në tension sepse Wembley është mit. E rëndësishme ishte shfaqja. Ne rezultatin, e kishim frikën, e dinim që ishte e vështirë. Humbja është humbje, por ka humbje dinjitoze. Humbja ishte e parashikueshme, kur ke përballë nivel skuadre si Anglia, me potencial të jashtëzakonshëm. Unë e kam thënë dhe e them përsëri, ekipi bëri maksimumin. Ne bëmë mirë në aspektin mbrojtës. Unë them që në përgjithësi bëmë mirë, duhet të pranojmë humbjen. Ne sot nisim kualifikueset.
Ka shumë diferenca. Më erdhi keq për Ajetin. Më pëlqeu shumë. Te goli i dytë, e ndjeu, është futbollist cilësor. Ne nuk ngacmuam kundërshtarin në pjesën e parë. Broja me ato shpërthimet fantastike.
“Andorra- Këtu tani shikohet trajneri. Andorra nuk ka çfarë të humbasë. Besoj se me kualitetet që kemi, pres aktivizimin e Brojës, shpresoj që të shënojmë shpejt. Le të fitojmë këtë ndeshje dhe të qetësohet situata.
“Broja- Opinioni e do Brojën. Ai është futbollist që edhe kur luan keq, trajneri ka shpresa gjithmonë te ai. Le ta aktivizojë njëherë, më pas ta zëvendësojë. Ne kemi patur sulmues të mirë shpeshherë. Ai ishte pranë shitjes te Evertoni, por dëmtimi ndikoi”- tha ai.