TIRANË

Shkrimtarja, aktorja dhe mjekja Anisa Markarian, e cila vendosi të vinte pas 30 vitesh në Shqipëri me librin “15 ditë prilli”, bëri një udhëtim në kohë  në emisionin “Kjo Javë” në News 24, duke treguar për marrëdhëniet që ka pasur me kolegët e saj aktorë, por jo vetëm. Sipas saj, pika më e “dobët” që e ka karkaterizuar aktoren ka qenë fakti se me të gjithë kolegët/et është përpjekur të ketë marrëdhënie të mira.



Teksa foli për filmin “Në çdo stinë” ku ka luajtur së bashku me Arben Imamin (ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha), aktorja Anisa Markarian, zbuloi një të vërtetë tjetër duke thënë se pas largimit nga Shqipëria, ajo nuk ka mbajtur më kontakte me ish-kolegun artist, Arben Imamin.


Pjesë nga intervista:

Cilët ishin emrat që ju i kishit miq?

Anisa Markarian: Unë jam mikeshë me të gjithë. U krijua një grup moshatarësh që vinin nga gjimnazet e Tiranës, e kemi vazhduar dhe e vazhdojmë miqësinë edhe sot. Kam miqësi me të madhen Tinka Kurtin, me Marjeta Larja. Me të gjithë grupin e xhirimit, me skenaristë, regjisorë. Kam pasur fatin dhe kam qenë e rrethuar nga artistë të apasionuar për kinematografinë dhe lidhjet janë ruajtur edhe sot si të pacenueshme.

Me Arben Imamin keni mbajtur kontakte?

Anisa Markarian: Me Benin nuk kam pasur asnjë komunikim. Unë nuk e kam kërkuar, nuk e di nëse ai më ka kërkuar apo jo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb