TIRANE

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohet pr.buxheti për vitin 2019, presidenti i ‘Biznes Albania’ Luan Bregasi u shpreh se biznesi është pro propozimit për rritjen e fashës së taksimit të pagave për të shmangur evazionin.

Luan Bregasi tha se kostoja e ujit të energjisë dhe të ujit është e lartë për bizneset dhe kërkoi uljen e çmimit të tyre.

Shqipëria ecën më mirë me taksa më të ulëta. Në lidhje me propozimin për rritjen e fashës së taksimit të pagave është një lajm i mirë. Rritja e fashës së tatueshme është një lajm i mirë se do shmangen evazionet kompanitë që kanë pagat nga 30 deri në 40 mijë lekë të reja. Shoqatat kanë bërë shumë propozime, por jo të gjitha janë marrë parasysh. Ne kemi bërë një letër që ja kemi dërguar edhe kryeministrit Edi Rama. Energjia dhe uji janë kosto shumë të larta për industrinë  dhe biznesin në përgjithësi.

 Ne ju kemi mirëkuptuar pasi humbjet ishin të mëdha. Mendoj se ka ardhur koha që të këtë diferencim për biznesin për ujin dhe energjinë elektrike. Ne paguajmë dyfish çmimin në krahasim me popullatën, ndërsa duhet të ishte e kundërta. Jemi shumë të ngarkuar sa i përket akcizës. Unë jam i ndërgjegjshëm që qeveria s’ka mundësi të bëjë lëvizje të mëdha, por disa lëvizje të vogla mendoj se mund të bëhen.”- tha Luan Bregasi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: