TIRANE

Në një deklaratë për mediat në përfundim të protestës së 9 të opozitës së bashkuar, zv/kryetari i LSI, Luan Rama, falënderoi protestuesit e shumtë që morën pjesë në protestë, ndërsa theksoi se pazaret e drogës e të krimit do të marrin fund një herë në Shqipëri.

“Në emër të LSI falenderoj sot qytetarët pjesëmarrës, gratë vajzat djemtë e rinj e të rejat që e bënë këtë manifestim edhe më të bukur. Jam sot këtu të falenderoj qytetarët e Tiranës,që u bënë pjesë e saj duke dëshmuar se cilido që ka pafatyrësinë t’i etiketojë si taleban t’i quajë militant të kuptojë se Shqipërisë nuk është biseda që ata bëjnë. Pazaret e drogës e të krimit do të marrin fund një herë e përgjithmonë, e bashkë me këtë është i paparashikueshmë edhe fundi i protagonistëve. E keqja ka vetëm një fytyrë është fytyra e të paudhëve e të marrëve.

Për Shqipërinë Europiane kundër të keqes, për të rinjtë e të rejat për Shqipërinë kundër orgjisë e masturbimit pervers në bisedat e krimit, të gjithë së bashku për të shporrurr të keqen.
Edhe një herë faleminderit për pjesëmarrjen qytetarinë që demostruat. Kjo është Shqipëria Europiane. Të gjithë bashkë t’i kthejmë Shqipërisë dinjitetin e nëpërkëmbur. –u shpreh Luan Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb