Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama, reagon pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se po ndjek me vëmendje lëvizjet e Presidentit Ilir Meta, ndërsa shtoi se SHBA nuk ndryshon qëndrim sa i takon zbatimit të Reformës në drejtësi.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Luan Rama shkruan se është plotësisht dakord me DASH se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

“Plotësisht dakord me. Departamentin Amerikan të Shtetit! Asnjë dilemë, asnjë mëdyshje. Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës dhe përshpejtimit të ritmit të reformave të integrimit europian, në partneritet të plotë dhe strategjik me SHBA. Larg duart e politikës nga reforma në drejtësi, larg duart nga Gjykata Kushtetuese!”, shkruan Rama.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb