Ish-deputeti i LSI Luan Rama i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” tha se në kushtet aktuale, kjo qeveri duhet të ikte.


“Në këto kushte, kjo qeveri duhet të ikë. Po, sepse jemi në kushte të rrezikshme për demokracinë. Këtu nuk kemi demokraci. Të gjitha institucionet janë të kapura”, tha Luan Rama.


Ai shtoi se opozita e bashkuar sot është në një kauzë të përbashkët. Luan Rama ka nënvizuar se problemi i zgjedhjeve është më i madhi i shqiptarëve.


Gjithashtu, Luan Rama tha se kjo qeveri është ilegjitime, pasi as 140 deputetë nuk janë në parlament.

(d.xh/ Balkanweb)