TIRANË

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama në mbledhjen e kryesisë  komentoi përgjimet e gaztës gjermane “Bild”, ndërsa tha se situata në vend është alarmante.

Ai theksoi se përgjimet e reja faktuan se kjo është një parathënie për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.Luan Rama shton  faktin se përdorimi i Policisë në blerjen e zgjedhjeve është shumë i rëndë.

Sipas tij, mungesa e një veprimi nga ana Prokurorisë është akt skandaloz dhe një tregues i qartë i bashkëpunimit të saj me krimin zgjedhor.

“Situata alarmante! Përgjimet dëshmi e krimit shtetëror. Qeveria kupolë e strukturuar kriminale. Vjedhja e zgjedhjeve krim i maxhorancës. Deshmitë e përgjimeve parathënie e 30 qershorit të Edi Ramës.

Skandaloze që policia e shtetit është përdorur si grup kriminal. Prokuroria para provës të zbatojë ligjin apo të mbështesë krimin! Mosveprimi i prokurorisë akt skandaloz i bashkëpunimit në krimin zgjedhor”- tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb