Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ për menaxhimin e situatës pas tërmetit të fuqishëm që goditi të martën vendin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Luan Rama e cilëson të neveritshme sjelljen e qeverisë, ndërsa theksoi se fatkeqësia nga tërmeti po përdoret për propagandë. Mes të tjerash ai ka falendëruar qytetarët kosovarë që i janë bashkuar nismës për të kontribulua roër të prekurit nga tërmeti.

REAGIMI I LUAN RAMËS
Të papërgatitur për të reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm!
Të neveritshëm në shfaqjen e shëmtuar, për t’a përdorur fatkeqësinë e pasojave të rënda të tërmetit për propagandë!
Të pështirë në maninë për të pushtuar ekranet si shpëtimtarë të mëdhej!
Faleminderit vëllezërve nga Kosova për ndihmën me gjithë zemër, por edhe për modelin e shkëlqyer të gatishmërisë, disiplinës dhe profesionalizmit për t’u marrë shembull!
Mirënjohje trupave të vendeve mike për kontributin e paçmuar!
Solidaritet zemrash për ta përballuar sëbashku fatkeqësinë e natyrës
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: