TIRANË

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama përmes një statusi në rrjetin social  “Facebook” sulmon kryeministrin Edi Rama, teksa e quan si hipokrit dhe frikacak.

Sipas Ramës, studentët kanë më shumë se dy vite që protestojnë, por askush nuk i dëgjoi më parë kërkesat dhe shqetësimet e tyre në lidhje me tarifat apo edhe problemet e tjera, të cilat tashmë janë adresuar përmes 8 pikave.

“Hipokrit dhe frikacak!Studentët kanë tre vjet që protestojnë, po askush nuk i dëgjoi, askush nuk i pyeti!Dhe kur u mblodhën sërish disa ditë më parë, Kryeministri i quajti ngelës, u tall dhe qeshi me ta!

Ndërsa sot “ngelësit” i fton për dialog, iu kërkon urë komunikimi me qeverinë e tij! Hipokrit dhe frikacak!”,  shkruan Rama në “Facebook”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb