Në rubrikën ‘Opinion në News 24 me moderatoren Ola Bruko, ishin të ftuar kengëtarja, Liljana Kondakçi dhe këngëtari, Luan Zhegu në një lidhje telefonike.

Dy artistët treguan rreth bashkëpunimeve dhe miqësisë me poetin Agim Doçi, i cili u nda nga jeta.

Në lidhje telefonike, Luan Zhegu këngëtar u shpreh se ai ishte një njeri pozitiv dhe shumë i gjindshëm, ai shkruante tekste në kohë rekord dhe tekste të cilat ende kujtohen e mbahen mend.

Ne kemi punuar shumë kohë bashkë, dhe duhen ditë të tera ti kujtosh ato që kemi kaluar, por ka qenë një njeri pozitiv dhe shumë i talentuar.

Projektin e fundit nuk arriti dot ta përfundonte sepse gjendja e tij shëndetësore nuk ishte dhe aq e mirë.

Unë mendoj se Doçi nuk u vlerësua aq sa meritonte, ai ishte shumë dimensional dhe kërkues.

Kosova ishte një plagë për Doçin, dhe Kosova e ka vlerësuar ata i dhanë çmimin ‘’Qytetar nderi i Prishtinës’’ , shpreh Zhegu.

Më tej edhe këngëtarja Liljana Kondakçi, rrëfen se me Doçin ka pasur shumë bashkëpunime dhe miqësi, së bashku kanë krijuar këngën Arbëri e cila pati shumë sukses, thotë këngëtarja.

Doçi është vlerësuar me shumë çmime sepse ka qenë vërtet shumë i talentuar.

Ndërkohë unë kisha informacion për gjendjen e tij shëndetësore sepse takoheshim shpesh dhe më thoshte nuk jam mirë me shëndet, thotë Kondakçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: