TIRANE

Pas bashkëpunimeve me këngëtarët shqiptarë, Luana Vjollca dëshiron të depërtojë edhe në tregun ndërkombëtar. Kënga e saj e re do të jetë në bashkëpunim me artistin me famë botërore, Faydee.

Kënga duket se është gati pasi Luana dhe Faydee kanë nisur xhirimet e klipit prej disa ditësh në Prishtinë dhe në Vlorë. Ndërkohë që deri tani nuk ishte zyrtarizuar, Luana ka konfirmuar bashkëpunimin me këngëtarin Australian pasi ditën e djeshme ajo postoi një video së bashku me të në Instagram.

Luana na prezantoi Faydeen meqë nuk ishte më një sekret bashkëpunimi i tyre dhe e quajti atë artist të mrekullueshëm. Këngëtari paska avancuar sepse Luana i ka mësuar disa fjalë “magjike” shqipe si: “Faleminderit, të dua shumë”, por, gjithashtu, shprehu dhe admirimin për fansat shqiptarë. “Ato më thonë ‘të dua shumë’ gjatë gjithë kohës”, dëgjohet të thotë ai duke qeshur për vajzat shqiptare.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb