TIRANE – Kjo periudhë ka qenë mjaft intensive dhe me angazhime të shumta për Luana Vjollcën. Ditën e djeshme moderatorja ka treguar përmes një postimi në instastory se itinerari i ditës së saj është kaq intensiv, sa është i vështirë për t’u besuar.

“Zgjohem në tetë të mëngjesit, mbaroj takimet, shkoj në Top Channel, punoj me orë mbi emisionin e ri…Nisem për Kosovë. Punoj dhe regjistroj tre këngë të reja në studio. Kjo është pak a shumë dita ime sot. E ndava me ju këtë sepse tani në tre të mëngjesit mbërrij në shtëpi dhe gjej tek dera këtë…”. Dhe për çfarë surprize bëhet fjalë?!

As më shumë e as më pak, por një unazë me gurë të çmuar dhe një super dedikim emocionues për të. Një nga fanset më të zjarrta të Luanës, i ka lënë moderatores një letër në të cilën i shkruan:

“Sot nuk është ditëlindja jote, por dua të të uroj e para. Festofsh edhe plot të tjera, drita ime, lumturia ime. Dashuria, shëndeti dhe suksesi qofshin gjithmonë me ty. Shpresoj të të pëlqejë dhurata ime e vogël”.

Kaq shumë është surprizuar Luana nga kjo dhuratë e papritur sa nuk i ka kursyer fjalët vlerësuese për fansen në fjalë, por edhe për të gjithë admiruesit e tjerë të saj. “Arsyeja pse nuk ndalem. Sonte me këtë lodhje, kjo ishte gjithçka që kisha nevojë për të vazhduar”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: