TIRANE

Sipas raportit të OKB-së, Shqipëria renditet në grupin e dhjetë vendeve që ka pësuar plakjen më të shpejtë të popullsisë. Mbi 650 mijë të moshuar në vendin tonë përvecc pensioneve të ulëta, përjetojnë edhe diskriminim moshor aktiv. Në kuadër të sensibilizimit dhe ofrimit të zgjidhjeve, universiteti Luarasi në bashkëpunim me Shoqërinë Shqiptare për të Gjitha Moshat ( ASAG), organizuan konferencën ndërkombëtare me temë “Shëndeti, Drejtësia Sociale dhe Ekonomike për të moshuarit në Shqipëri”. Të pranishëm në aktivitet ishin një sërë aktorësh si dhe deputetet Tatjana Nurcce, Nora Malaj e Grida Duma.

Drejtoresha ekzekutive e ASAG, Mira Pirdeni tregon disa nga problematikat e pensionistëve, ndër to dhe mungesën e një ligji për të moshuarit.  Rektori i universitetit, prof. dr. Ethem Ruka thotë se kjo konferencë ka si synim zgjidhjen e problematikave financiare të të moshuarve dhe ofrimin e një jete sa më dinjitoze për ta.


Monique Epstein, përfaqësuese e një prej organizatave më të fuqishme në Francë për mbrojtjen e të moshuarve, thekson se problemet e kësaj kategorie në Shqipëri janë më të rënda se në shtetin francez.


“Konstatova që problemet e moshës së tretë në Shqipëri janë  më të rënda se në Francë. Misioni im i ardhjes këtu është që të sjell modelin francez dhe mekanizmat e duhura për ta bërë jetën e të moshuarve më të mire edhe në vendin tuaj.Në Shqipëri ka probleme të shumta me shtëpitë e të moshuarve, ndërsa modeli që përdorim ne në Francë është ai i vetmenaxhimit të azileve duke sjellë opsione për të rritur të ardhurat. Një problem tjetër është edhe komunimini i të moshuarve me  partnerët që u vijnë në ndihmë. Duhet të vendoset dialog me aktorët e tjerë në mënyrë që të moshuarit të mund të adresojnë problemet e tyre”- tha Monique Epstein.


Nëpërmjet kësaj konference, u evidentuan shqetësimet kryesore të të moshuarve në Shqipëri dhe u dhanë zgjidhje alternative në mënyrë që pensionistët të minimizojnë problemet ekonomike e të jenë aktivë në komunitet.

(BalkanWeb)