Universiteti “Luarasi” përveç se ka mbështetur festivalin teknologjik dedikuar të rinjve, ka ftuar ka ftuar një ndër folësit kryesorë të eventit “Tirana Nomad Digital 2022”. Ai është danezi Mads Galsgaar, drejtori ekzekutiv i platfomës “Learnio Albania”. Puna e pavarur është kryefjala e këtyre ditëve, dhe për arsye të mirë. Freelancing është gjithashtu një burim i mirë të ardhurash mjafton të jeni të lidhur me internetin kudo që të jeni në botë. Në një leksion te hapur përpara pedagogëve dhe studentëve të universitetit “Luarasi” Galsgaar prezantoi projektin e Bankës Botërore “Digital Jobs in Albania”, i cili ka ndihmuar mbi 500 vajza dhe gra duke i armatosur më njohuri dixhitale. Galsgaar prezantoi edhe projektin më të ri “Learnio Albania”, ku përmes një pagese simbolike të rinjtë do të trajnohen për tu bërë dizajner grafik, zhvillues webi si dhe të marrin njohuri për marketingun digjital.

Ftesa është e hapur për gjithkënd që do t’i bashkohet projektit.

“Me internetin dhe me aftësitë digjitale, njerëzit mund të mësojnë grafik dizajn, të ndërtojnë një website, apo edhe të punojnë në marketing digjital e kështu do të mësojnë sesi të bëhen profesionistë të pavarur në këtë fushë. Çdokush mund të punojë për klientët lokal apo edhe ndërkombëtar mjafton të jetë i lidhur me internetin, e kështu do të fitojnë para. Ne këtë bëjmë përmes platformës, i aftësojmë, u mësojmë si të bëhen profesionistë të pavarur madje edhe si të prezantojnë si te negociojnë madje edhe si të menaxhojnë financat personale. Pra ne i mbajmë “për dore” studentët tanë përgjatë gjithë kursit e madje i ndihmojmë edhe të gjejnë punë. Misioni ynë nuk është të vetëm të shesim kurse digjitale, por të ndryshojmë jetë përmes aftësive digjitale. Këtë gjë duam të bëjmë këtu në Shqipëri me platformën “Learnio Albania”. Jemi duke e zgjeruar projektin tonë këtu dhe mezi presim të punojmë në mbarë vendin”,- tha Mads Galsgaar, CEO i “Learnio Albania”.

Drejtori ekzekutiv i platformës “Learnio Albania” parashikon se Tirana mund të jetë Barcelona apo Lisbona e ardhshme për nomadët dixhitale pasi kosoja e jetesës është e përballueshme.

“Personalisht nuk e kuptoj përse shqiptarët duan të ikin nga ky vend i mrekullueshëm. Unë kam jetuar në shumë vende të botës si në Afrikë, në Amerikën Jugore, në Europë. Ju keni tre komponentë thelbësore që janë shumë të rëndësishëm që do të tërhiqnin nomadët digjitalë për të jetuar këtu. Së pari keni një klimë shumë të mirë, mbi 280 ditë më diell në vit, keni ushqim fantastik dhe kosto jetese të përballueshme. Unë mendoj se Tirana mund të jetë Barcelona, Lisbona e ardhshme për të tërhequr nomadët digjitalë, të cilët do të vijnë nga gjithë bota për të jetuar dhe për të punuar përmes internetit, e pse ikni?”, -tha Mads Galsgaar, CEO i “Learnio Albania”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: