TIRANE – Universiteti “Luarasi” po vazhdon regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin studimet në një prej programeve në nivelin bachelor apo master. Të interesuarit mund të aplikojnë për një nga degët e studimit në këtë institucion elitar të arsimit të lartë deri në 2 nëntor të këtij viti, ndërkohë që procesi i regjistrimeve do të vijojë deri në 7 nëntor. “Bazuar në udhëzimin e MASR-së Nr. 33, datë 23.10.2018 ju njoftojmë se kandidatët për studentë të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë apo të regjistrohen gjatë raundeve të para (përfshi këtu dhe studentët që nuk e kanë plotësuar formularin A1 / A1Z) mund të aplikojnë deri në datë 2 nëntor 2018. Ndërsa procesi i regjistrimeve do të vazhdojnë deri në datën 5-7 nëntor 2018”,-thuhet në njoftimin e universitetit “Luarasi”. Ndërkohë në rast se do të ketë ende kuota të lira në një prej degëve në 3 fakultetet e “Luarasi-t”, regjistrimet do të vazhdojnë deri në datë 15 nëntor 2018.
Kriteret
Maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në një prej 3 fakulteteve që ofron “Luarasi” duhet të plotësojnë disa kritere. Se pari, të interesuarit duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm dhe të zotërojnë diplomën e shkollës së mesme ku kanë përfunduar studimet. Gjithashtu, kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare mbi 6 (përjashtohen këtu studentët që aplikojnë për studime të larta profesionale); si dhe nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi.
Shkrimin e plote e lexoni ne Gsh.al