Në një ceremoni të veçantë, universiteti Luarasi hapi dyert këtë të hënë për qindra studentë duke shënuar zyrtarisht fillimin e vitit të ri akademik, 2019-2020.  Duke vijuar traditën e formimit të profesionistëve të denjë, stafi akademik i ka uruar mirëseardhjen të rinjve që ulen për herë të parë në auditoret e universitetit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori prof. dr Et’hem Ruka  iu uroi suksese studentëve dhe iu premtoi se pas disa vitesh do të jenë lider në tregun e punës. Ai shtoi se Luarasi është pjesë e Hysenbelliu Group i cili kujdeset për rritjen dhe garantimin e autonomisë së universitetit.


Kreu i Bordit të Administrimit në Luarasi,  ambasador Dashnor Dervishi iu uroi mirëseardhjen studentëve në emër të bordit të universitetit dhe Hysenbelliu Group.


Për t’u gjendur sa më pranë nevojave të tregut,  ‘Luarasi’ ofron programet e studimit më të kërkuara përkatësisht në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin Ekonomik dhe atë të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit. Vetë dekanët e 3 fakulteteve iu dhanë të rinjve mesazhe të forta mbi formimin profesional dhe investimin për të ardhmen.


Vetë studentët që ulen për herë të parë në auditoret e Luarasi-t, por edhe ata më të vjetër e shohin këtë universitet si çelësin kryesor që do të hapë dyert  e suksesit profesional.

3 ditë më parë, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini firmosi zyrtarisht aktin e ndryshimit të statusit të Luarasi nga Kolegj universitar në universitet. Me ndryshimin e statusit, një ndër prioritetet kryesorë të universitetit Luarasi do të jetë kërkimi shkencor. Zv. rektorja Anni Dasho Sharko tregon strategjinë që do të përdoret deri në përfimin e produkteve të kërkimit shkencor dhe krijimin e mjediseve stimuluese.

Me fillimin e vitit të ri akademik 2019-2020, Luarasi vijon misionin e tij: edukimin dhe përgatitjen e të rinjve profesionistë në tregun e punës, me një staf të specializuar e standarte bashkëkohore.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb