TIRANË

Universiteti “Luarasi” vazhdon traditën e kombinimit të teorisë me praktikën, me synim përgatitjen e profesionistëve lider në tregun e punës. Këtë të martë, nën udhëheqjen e pedagogut dhe avokatit të njohur. Saimir Vishaj, studentët e vitit të tretë në fakultetin e Drejtësisë, kanë qënë të pranishëm në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Të rinjtë janë organizuar në grupe dhe kanë vënë në jetë 3 gjyqe simuluese, duke marrë rolin e gjykatësve, prokurorëve e avokatëve.

Nëpërmjet mundësive të tilla të ofruara nga “Luarasi”, studentët kanë zbatuar me përpikmëri dhe aftësi dijet teorike të marra në auditore. Ata kanë vlerësuar faktet e kanë dhënë vendime të drejta duke zbatuar ligjin. Saimir Vishaj, pedagogu i lëndës “Procedurë Penale” në “Luarasi” tregon se nëpërmjet gjyqeve të improvizuara përgatiten më së miri juristët e brezit të ri.

“Gati 100 studentë u përballën në të gjitha pozitat proceduriale. Ka 10 vite rresht që vazhdon kjo praktikë. Mendoj që të gjithë studentët sot atë çfarë kanë mësuar në teori e kanë shpalosur në sallën e gjyqit, ku të gjithë pavarësisht pozitës proceduriale, avokat, gjyqtar, të pandehur treguan një aftësi të madhe profesionale”,- tha profesori dhe avokati i njohur Sajmir Vishaj.

Vetë studentët e Drejtësisë në “Luarasi” shprehen tejet të kënaqur që janë pjesë e praktikave të tilla mësimore. Ata e vlerësojnë pafund kontributin dhe dijet e marra në këtë universitet nga stafi.

“Praktika do të ngelet gjithmonë leksioni më i mirë për sa i përket kësaj lënde, duke qënë se njohim më nga afër si subjekte, duke u vënë edhe në pozicionet e tyre”,- tha një studente.

“Është shumë e rëndësishme dhe shumë frytëdhënëse për ne, pasi na ndihmon shumë që të bëhemi gati profesionalisht për profesionin e gjyqtarit apo prokurorit. Shpresoj që në të ardhmen të jemi edhe ne pjesë e Drejtësisë, gjykatës dhe prokurorisë. Motivohemi çdo ditë e më shumë në këto praktika që bëjmë nga Universiteti Luarasi”,- u shpreh njw student tjetër.

“Besoj që atë që kemi mësuar në tre vite tek Luarasi e kemi vënë në praktikë dhe mendoj që do na shërbejë shumë në të ardhmen pasi ambiciet tona janë që të vazhdojmë shkollën e Magjistraturës ose Avokatinë. Falenderoj profesor Sajmir Vishën që bëri të mundur të marrim pjesë në këtë seancë simuluese gjyqësore dhe Universitetin Luarasi për mundësinë që na ka dhënë”,- shtoi një tjetër student.

Praktika të tilla bashkëkohore, dëshmojnë edhe njëherë se “Luarasi” vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend, duke dhënë maksimumin në përgatitjen e profesionistëve në të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb