Universiteti “Luarasi” ka pritur një delegacion me përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë në Kinë. Në kuadër të bashkëpunimeve të vazhdueshme me universitete prestigjioze në mbarë botën, stafi akademik i Luarasit diskutoi me delegacionin e arsimit kinez, mbi shkëmbimin e pedagogëve dhe mundësinë e dhënies së bursave për studentët.

Gjithashtu në takim u shqyrtuan mundësitë e punëve kërkimore të përbashkëta dhe shkëmbimi i informacioneve në fushën e kurrikulave ndërmjet universiteteve kineze dhe Luarasit. Rektori i Luarasit, profesor doktor Ethem Ruka prezantoi universitetin para delegacionit e më tej dekanët pasqyruan punën e 3 fakulteteve në këtë institucion të arsimit të lartë.

Rektori i Luarasit, prof. dr. Ethem Ruka tha se ky takim ishte tejet interesant dhe theksoi se bashkëpunimi me universitetet në Kinë do të jetë i frytshëm në të ardhmen.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe zëvendës drejtoresha e arsimit të lartë pranë Bashkisë së Pekinit Jin Honglian, e cila shprehu mirënjohjen për mikpritjen e stafit akademik te Luarasit. Ajo më tej theksoi se universitetet kineze kanë dëshirën e madhe për bashkëpunime me këtë universitet.

Në fund të takimit, delegacioni kinez i dhuroi universitetit Luarsi disa dhurata simbolike në shenjë mirënjohjeje për mikpritjen dhe profesionalizmin e stafit akademik.

Kinezet Te Luarasi
Kinezet Te Luarasi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb