Në kuadër të Panairit të Libirt, Universiteti “Luarasi”  ka pritur këtë të premte menaxherin mitik të librarive “Feltrinelli”, personalitetin e shquar italian, Romano Montroni.  Studentët e fakultetit ekonomik patën mundësinë e artë për të ndjekur leksionin e hapur mbi teknikat bashkëkohore të menaxhimit dhe marketimit të librit.  Gjatë bashkëbisedimit me studentët, Montroni prezantoi veprën e tij “Të shesësh shpirtin- zanati i librashitësit” për të përçuar përvojën e tij më të mirë tek të rinjtë e “Luarasit” . Miti i librarëve italianë u përpoq të tregonte edhe njëherë vlerën e jashtëzakonshme të librit në formimin arsimor, kulturor e vetë jetën e një kombi.

Në aktivitet, ishte e pranishme edhe drejtoresha e Institutit Italian të Kulturë, Alessandra Malgarini.  Rektori i Luarasit, prof.dr. Ethem Ruka u shpreh tejet i nderuar për vizitën e këtyre personaliteteve të shquara dhe theksoi se janë hedhur hapat e parë për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.

Vetë miti i librarëve italianë, Romano Montroni tregon se cilësia e studentëve dhe stafit akademik të “Luarasit” janë një vlerë e madhe për këtë universitet prestigjoz.

“Qëllimi i këtij leksioni ishte që të bëja të kuptonin studentët vlerën e librit dhe cilat operacione apo veprime marketimi mund të ndërmerren. Gjithashtu në këtë aktivitet, u përpoqa t’u shpjegoj studentëve se libri në vetvete ka një vlerë të madhe. Më bëri shumë përshtypje cilësia e studentëve të universietit “Luarasi”, e kjo është një vlerë për institucionin. Përshtypjet më pozitive vijnë edhe për stafin akademik e mendoj se profesorët janë në lartësinë e duhur  në këtë ambient kaq prestigjoz si universiteti “Luarasi”. Mund të them se kemi ndërmarrë disa hapa, kemi hedhur disa baza që i kemi diskutuar me stafin për të lidhur bashkëpunime me universitetin “Luarasi”- tha Montroni.

Drejtoresha e shtëpisë botuese “Toena”,  Irena Toçi thotë se ky aktivitet është baza e fillimit të bashkëpunimeve të mëtejshme mes Luarasit e universiteteve italiane.

Zv. Rektorja e Universitetit Luarasi, Luljeta Minxhozi tregon se ky leksion i hapur do të shërbejë si një eksperiencë e vyer për studentët.

Nëpërmjet leksioneve të hapura me personalitete të shquar, Luarasi dëshmon edhe njëherë se vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në treg, duke sjellë te studentët përvojat më të mira ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb