Nga Aurora Golemi
Maturantët në gjithë gjimnazet e Shqipërisë nisin se shpejt procesin e regjistrimeve në universitete. Shumë prej tyre kane ende dilema për degën dhe universitetin që do të aplikojnë.
Për tua bërë më të lehtë dilemat e zgjedhjes, drejtuesit e Kolegjit Universitar “Luarasi” zbulojnë disa nga risitë që do ndihmojnë dhe orientojnë maturantët drejt zgjedhjes më të mirë të universitetit. Zëvendës Rektori Stefan Qirici, pohon se do të ketë bursa për maturantët ekselencë.
Edhe këtë vit të ri akademik nuk do të mungojë bashkëpunimi mes “Luarasit” dhe komunitetit të biznesit, për të zhvilluar praktikat mësimore, por dhe për t’u bërë pjesë e tregut të punës
Falë bashkëpunimit të ngushtë të Hysenbelliu Group me Luarasin, studentët u përfshinë në një projekt mjaft të rëndësishëm këtë vit akademik duke zhvilluar aftësitë e tyre si dhe duke konturuar ambiciet në karrierë Studentet e Kolegjit Luarasi. Studentët që janë pjesë e këtij universiteti, mund ta quajnë veten me fat në krahasim me studentët e universiteteve të tjera, pasi kanë një mundësi më tepër për të gjetur një punë në gamën e gjerë me 20 kompani që ka grupi.
Zyrat qendrore të Hysenbelliu Group kanë mirëpritur studentë të “Kolegjit Universitar Luarasi”, të cilët kanë kryer praktikat mësimore e më pas janë punësuar si Silvio Ferko, student i Luarasit, menaxher shitjesh Birra Korça.
Drejtuesit deklarojnë se “Luarasi” ka si synim të tërheqë nga shkollat e mesme nxënësit më të mirë duke i nxitur ata të zgjedhin universitetin përmes bursave të ndryshme.
(m.k.BalkanWeb)