Pothuajse 1,700 civilë ukrainas mbahen aktualisht në vendet e paraburgimit në të gjithë Federatën Ruse, ndërsa rreth 14,000 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Deklarata u dha nga Komisioneri i Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut Dmytro Lubinets.

Zyra e Avokatit të Popullit priti takimin e grupit punues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Në takim morën pjesë përfaqësues të Shtabit Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të agjencive të tjera qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile.

“Në takim u diskutua se, sipas të dhënave zyrtare, pothuajse 1,700 civilë mbahen aktualisht në vendet e paraburgimit në Rusi. Prej tyre rreth 900 janë konfirmuar nga KNKK. Megjithatë, rreth 14,000 civilë janë regjistruar zyrtarisht si i zhdukur”, tha Lubinets.

Dmytro Lubinets diskutoi mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve ukrainas të luftës të mbajtur nga Rusia me Presidenten e KNKK Mirjana Spoljaric dhe kreun e Byrosë së Agjencisë Qendrore të Gjurmimit të KNKK-së, Dushan Vujasanin.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb