TIRANE

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, ka komentuar edhe rolin e ndërkombëtarëve në vendin tonë dhe qëndrimet e tyre për protestën e opozitës. Lubonja tha se ndërkombëtarët kërkojnë vetëm stabilitet dhe nuk shqetësohen për korrupsionin galopant të qeverisë.

“Nëse ndërkombëtarët shqetësohen për demokracinë, duhet të shqetësohen edhe për cfarë ndodh në këtë vend. Nuk kam pikë respekti për këta ndërkombëtarët, sepse kam bërë edhe shkrim për korrupsionin e euroburokratëve. Kjo dhunë e Edi Ramës, është dhunë strukturore, kur ai ka kapur të gjithë sistemin. E përdor drejtësinë për të shantazhuar dhe kapur fëmijet dhe nuk kap hajdutët që bëjnë korrupsion.

Këtë ndërkombëtar, kur erdhën të na mësojnë demokracinë, kanë thënë media e pavarur dhe drejtësi e pavarur. Këta duket se jetojnë aty te Rolling Hills, edhe nuk shohin cfarë bëhet me këtë popull.

Sa më shumë kalon koha dyshoj se këta janë të korruptuar.

Pas 25 vitesh, Gjermanid he Europa lulëzojnë në demokraci. Në Shqipëri, keta ndërkombëtarët u kujtuan për një reformë në drejtësi pas 25 vitesh. Cfarë kanë bërë këta? Stabilitet në kurriz të demokracisë. Kanë interesat e tyre ekonomike, kanë një konflikt interesi.

Këta euroburokratët që thonë rëndësi ka Europa, Shqipëria duhet të bashkohet.

Cfarë do bëhej në Europë sikur të ndodhte ai korrupsion që ndodhi aty te Unaza?

Këto 30 milionë euro nuk i sheh ambasadori Soreca? Po ato shtëpitë e njerëzve? Kjo është dhuna strukturore, dhuna kriminale e një shteti”, u shpreh Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb