Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Opinion” në “News 24” u shpreh se në Shqipëri kemi një maxhorancë autoritriste, të cilën e ka quajtur edhe “putiniste”. Lubonja tha se e quan këtë sistem “putinizëm” duke hequr paralelen me atë që ndodh në Rusi, ku Putini udhëheq vetëm dhe opozita është fasadë. Ai shton se Rusia është një vend me thuajse 200 milionë banorë dhe ka edhe industri, ekonomi, kurse këtu mbahet pushteti me krimin.

“Jetojmë në një putinizëm. Por ndryshe nga se ndodh në Rusi, ku ka edhe industri dhe ekonomi,  kjo maxhoranca jonë është e lidhur me krimin. Ka premtuar zero ndërtime në Tiranë Rama dhe Veliaj. Mirëpo, Tirana sot është plot ndërtime, me kulla dhe beton”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja tha se dokumentari për Shqipërinë në mediat italiane është një përshkrim i realitetit shqiptar.

“Në dokumentarin që kanë pasqyruar mediat italiane, përcjellin realitetin shqiptar. Mirëpo, kishte një mungesë të pjesës se ‘si janë ndërtuar kullat, hotelet luksoze, si funksionojnë gjërat këtu’. Thuhej diku ajo që është e vërtetë se hotelet, kullat këtu ndërtohen me para të krimit. Këto akuza ka artikuluar edhe opozita, kjo është e vërteta për Shqipërinë”, tha Lubonja.

(D.Xh/ Balkan Web)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb