Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se reforma në drejtësi në fakt do të thotë kapja e drejtësisë nga një bandë.

Lubonja thekson se si pasojë e një drejtësia që është në duart e një bande, Meta është i kërcënuar.

“Rama erdhi në pushtet si një lider që do bëjë ndryshime. Ai u paraqit si njeriu që do të ndryshojë Shqipërinë. Që të ndryshonte Shqipërinë, ai do të bënte reformën në drejtësi. Kjo reforma në drejtësi do të jepte provën që do të burgosen edhe ish-kryeministra, ish-presidentë etj. Shumë persona ebesuan Ramën se tha do fus në burg politikanët e korruptuar.

Kjo ishte një bizantinizëm i qartë për europianët që nuk e njihnin, por ne që njihnim Ramën dhe prandaj nu e kam besuar. Kjo është që të kalojë drejtësia nga 3 banda në një bandë. Përdoret drejtësia për të elimunuar kundërshtarët. Rama do më shumë reformën në drejtësi për kërcënim. Me drejtësinë e kapur, meta është nën kërcënim. Jemi në lojë tëhapur dhe nuk e di si do të jetë”, tha Lubonja.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: