Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” të drejtuar nga Ylli Rakipi në “News 24” tha se me Ramën në këto kushte, s’mund të ketë zgjedhje normale.

“Problemi është që a jemi në krizë apo jo. Kemi opozitën që thotë se jemi në krizë, ndërsa maxhoranca thotë se nuk ka krizë. E vërteta është se ka krizë. Me Ramën në këto kushte, nuk ka zgjedhje të lira. Ajo që po bën opozita dhe të gjithë ne këtu është largimi i Ramës. Por si largohet Rama?

Mendoj se Rama largohet me protesta, patjetër. Mirëpo, ndryshe nga se thonë ata në Milot apo vend tjetër ‘Rama ik’, mendoj se Rama sigurisht duhet larguar, është e rëndësishme të ikë Rama. Por nuk duhet vetëm të ikë Rama dhe me kaq shpëtuam. Duhet larguar Rama dhe të ndryshojë njëherë e mirë ky sistem politik”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja theksoi se duhet ndryshuar sistemi, duhet ndërtuar shpresë për njerëzit dhe jo të kemi klasë politike që vjedh e grabit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: