TIRANË

Debate të nxehta në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 që shkojnë paralelisht me zhvillimet e nxehta në arenën politike.

Duke folur për zgjedhjet, anulimin e 30 qershorit nga Presidenti i Republikës, qëndrimin kundër të maxhorancës qeverisëse dhe nisjen e konsultimeve për datën e re të zgjedhjeve, analistë dhe politikanë kanë debatuar në studio duke u vendosur në pozicione të ndryshme.

Për zëvendëskryetarin e LSI-së Luan Rama opozita nuk e ka lidhur kauzën e saj me datë zgjedhjesh. Ndërkohë që Andi Bushati thotë se Rama duhet të marrë 61 bashkitë dhe Presidencën për të bërë shtetin e një njeriu.

Lubonja mendon se sot krimi është qëllimi i parë nga i cili varemi të gjithë dhe se Rama nuk jeton dot pa krimin. Sa i përket Metës ai thotë se i hodhi një kamerdare shpëtimi këtij sistemi.
Nga na tjetër Carlo Bollino vë në dyshim nëse është kamerdare apo minë me sahat.

Luan Rama: Opozita nuk e ka të lidhur kauzën e vet me datë zgjedhjesh. Qëndrimi i kreut të PD është qëndrimi i opozitës. Kauza e opozitës jo data e zgjedhjeve por standardi i tyre, demokracia.
Bushati: Unë them që Rama të gëzojë 61 bashkitë, të marrë edhe Presidencën. Këtu do bëjmë shtetin e një njeriu. Se ç’bën opozita, a gjuan me molotov, a hyn apo nuk hyn në zgjedhje është problemi më minor i shqiptarëve.

Lubonja: Jam dakord me të gjitha përveç asaj që këtu kemi shtetin e një njeriu. Problemi kryesor që ka Shqipëria me Edi Ramën në pushtet këto 6 vjet është ky që deri kohë më parë edhe ata ndërkombëtarët edhe ne bënim debatin ka shtet por ka dhe korrupsion, ka shtet por ka dhe krim. Keni bërë hapa para por duhet të luftoni edhe korrupsionin dhe krimin. Këto 6 vjet ka ndodhur ajo që unë kam cituar Hegelin dhe Marksin, kur një element shtohet shumë nuk ka vetëm ndryshim cilësor por sasior. Nga Lazarati, në të gjithë Shqipërinë. Nga një polici e lidhur me krimin tek ministri që organizon kanabizimin e gjithë Shqipërisë. Pra, krimi bëhet qëllimi i parë nga i cili varemi të gjithë. Edhe Edi Rama nuk jeton dot në pushtetin e tij pa krimin. Të flasësh ti për zgjedhje në 30 qershor, apo 30 korrik apo 30 shtator, e bëri Ilir Meta për qëllime personale apo, për mua Ilir Meta i hodhi një kamerdare këtij sistemi që të vijojë kështu.

Unë them që Ilir Meta po të ishte burrë, ikte vetë nga President, merrte apo partinë, thoshte unë do të çliroj Shqipërinë nga krimi, merrte dhe Paskalin me vete.

Bolino: Nuk e di nëse është kamerdare apo minë me sahat. Por nga gjithë biseda që dëgjova sot nga Bushati, Lubonja dhe zotin Basha. Basha e ka përmendur fjalën krimi 45 herë. I ka listuar pa fund gjithë krimet, gjithë horroret. Nuk kishte dëgjuar kurrë që 800 mijë vetë hanë një herë në ditë. Një listë e një situate katastrofike që përmendet pothuajse prej 6 vitesh. 6 televizione informative e kishin ‘live’.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb