“Nëse realizohet plotësisht projekti i kapjes së drejtësisë nga një bande kriminale, është fundi. Për mua shenjat janë të qarta, që po shkohet drejt kësaj”. Kështu deklaron analisti Fatos Lubonja.

I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Lubonja tha se duke parë se çfarë ndodhi tek Astiri, shtoi se; “Nëse realizohet projekti i kapjes së drejtësisë nga bandat kriminele por as reforma në drejtësi s’do të ketë sukses, ky është fundi! Por do vijë një moment që do t’i bëhet vetting atyre gjyqtarëve nga të tjerë. Boll shikoj se çfarë ndodhi tek Astiri, për të kuptuar se çfarë bande kemi në pushtet. Ata që u prishet shtëpia arrestohen, ata që kanë bërë milionë janë të lirë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: