Analisti Fatos Lubonja ka publikuar një fotografi të Edi Ramës, që shfaqet krah Tom Doshit, dje në Shkodër, duke u shprehur se kjo tregon hipokrizinë dhe manipulimin e kryeministrit kur thotë se Amerika do iu heqë vizat atyre që kryejnë krime zgjedhore.

Përmes një mesazhi publikuar në “Facebook”, Lubonja shkruan se një nga njerëzit që ka shoqëruar Ramën në pushtetin elektoral është pikërisht Tom Doshi, që figuron në listën e atyre që Departamenti i Shtetit u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA.

“Nëse doni të shikoni hipokrizinë dhe manipulimin e Ramës kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto.

Një nga njerëzit që e ka shoqërur atë në pushtimin elekoral që i bëri dje Shkodrës duke përdorur dhunën shtetërore është Tom Doshi (kryetar i PSD) që figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Deparatmentit i Shetit (jo Ambasada) u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA.

Besoj se kjo foto flet shumë edhe për “syverbësinë” e Ambasadës Amerikane në Tiranë”, thekson Lubonja.

Raaaa
Raaaa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb