Analisti Fatos Lubonja në ‘Opinion’ në News24 duke komentuar mbi fatin e Parashqevi Simakut, tha se zhurma e madhe tregon degradimin e kulturës shqiptare.
“Shumica e shqiptarëve merren me thashetheme, kjo ëhstë kultura e big brother. Tani po merren me fatin e një personi, ndërkohë që janë me mijëra shqiptarë që janë larguar dhe secili ka pasur fatin e tyre. Por këta merren me fatin e Parashqevisë. Mund të përbëjë lajm, por kemi një histeri”, tha Lubonja.
Ai tha se këta nuk mund të quhen ikona, i kanë kënduar soc-realizmit, i kanë shpëlarë trutë shqiptarëve.
“Për mendimin tim, Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë. Shqipërinë e mori në dorë e njëjta elitë kulturore që ndërtoi soc-realizimin”, tha Lubonja.