Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se krimi po na qeveris. Ai tha se krimi dhe qeveria janë bërë njësh. Lubonja theksoi se Partia Socialiste është pjesë e bandës kriminale në pushtet.

Pika më e rëndësishme ku duhet të ndalohet është një gjë: A është kjo histori vazhdueshme e krimit që hyn në politikë apo kemi të bëjmë me diçka të re. mendimi im është se duhet aplikuar koncepti hegelian e marksist. Duhen ndryshuar situata. Mendimi im është që Shqipëria është bërë inkubator i krimit.


E tregon ky rast dhe e tregon edhe Holanda. Nëse do i besojmë gazetarin gjerman që tha se u mbyll me Lazarati dhe doli Shqipëria. Krimi duke u shtuar  Me Edi Ramën në pushtet  është krimi që na qeveris bashkë me shtetin. Nuk filloi kjo me Ramën, por rritja e peshës së krimit në ekonomi që është bërë gjithnjë më e frikshme. Kjo ka ardhur edhe për faktin se njerëzit janë të babzitur për para. Krimi është bërë qëllimi final. PS është pjesë e bandës kriminale në pushtet”, tha Lubonja.



(d.xh/Balkanweb)

Etiketa: