I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, analisti Fatos Lubonja komentoi edhe konferencën që pritet të ketë nesër Presidenti Meta, pasi Kolegji Zgjedhor vendosi të mos çregjistrojë nga gara zgjedhore PUK e Idajet Beqirit, duke mos e njohur kështu dekretin presidencial.


Sipas Lubonjës, ajo që duhet të bëjë Kreu i Shtetit për të treguar forcën është të lërë Presidencën dhe të marrë në dorë partinë, LSI-në.

“Presidentin është duke e ngrënë ujku. Rruga që duhet të ndjekjë është ta lërë Presidencën të marrë LSI. Për mua s’ka rrugë tjetër. Duhet ballafaqim për t’i treguar këtyre që kanë forcën, prit njëherë se ka forcë edhe këtej”,- u shpreh Lubonja.


Sa për ndikimin që mund të kenë ndërkombëtarët, Lubonja i konsideroi ata më shumë pjesë të problemit se sa pjesë të zgjidhjes.


“Ndërkombëtarët janë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Ata ishin me Berishën deri sa u dogj vendi, ata janë pjesë e problemit, duan stabilitet. Kanë harxhuar miliona me atë reformën në drejtësi, ngelen duke na thënë keni ecur përpara, jo në Europë, po do kishim arritur edhe Amerikën po të kishim dëgjuar ata. Nuk duhen llogaritur shumë”,- vijoi ai.

(m.a/BalkanWeb)