TIRANË

Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në News  24 analizoi deklaratën e shefit të qeverisë, Edi Rama, i cili foli pak orë më parë mbi çështjen e djegieve të mandateve të opozitës.

Sipas Lubonjës, ajo që ra në sy në fjalimin e Ramës ishte fakti se vijonte të krahasonte të bardhët me të zinjtë dhe të mirët përballë të këqijve, situata kjo shtoi ai, që është parë edhe në deklarata të mëparshme.

Ai renditi edhe disa faktorë që tregojnë dhe përligjin situatën e vështirë  në të cilën ndodhen shqiptarët, i nisur fillimisht nga largimet masive të shqiptarëve nga vendi, e deri tek korrupsioni dhe vjedhja e parave  nga një grup oligarkësh.

“Të them të drejtën, unë ndoqa pjesën e parë. Këtë që kishit ju, nuk e ndoqa dot. Ajo që më bëri përshtypje ishte fakti, kur krahasoi që ne nuk jemi si ata. Kishte një mani të Ramës për të krahasuar pjesën mes të zinjve dhe të bardhëve. Dy apo tre tregues që janë ndër më themelorët; rritja e numrit të shqiptarëve që duan të lënë vendin është shumë e lartë mbi 53 për qind. Sa i takon korrupsionit e  “Transparence International” e ul më poshtë. Një varfërim, një shtrëngim gjithandej, sepse do të shkojnë paratë tek oligarkët. Dhe një përpjekje për të kontrolluar të gjitha pushtetet si asnjëherë tjetër. Ke parë një kryeministër Renzi tv, meqë kemi edhe Bollinon këtu. Prirja për të kapur të gjitha pushtetet, por së fundi edhe drejtësinë”, tha ai.

Ndërkohë Enkelejd Alibeaj shtoi se opozitës i ishte mohuar çdo instrument poltik në përballje me qeverinë, ndërsa theksoi se djegia e mandateve ishte e vetmja alternativë që shkon në proporcion me realitetin.

“Se ka menduar asnjëherë, sepse nuk njeh realitetin. Ndoshta se ka njohur mirë opozitën. A ishte një akt proporcional me situatën apo jo? Lënia e mandateve dhe parlamentit parti-shtet, a është proporcional me këtë situatë, ne besojmë që po. Ne na mohohej, kërkesa për të thirrur ministrat në interpelancë, na mohohej e drejta për të thirrur kryeministrin në interpelancë. Këtu sistemi politik ka rënë dhe e dyta; shteti i së drejtës ka rënë. Duke qenë se kanë rënë këto dy sisteme, ajo që na ka mbetur ne si opozitë është që ta nxjerrim lakuriq në sy të publikut se çfarë qeverie dhe çfarë sistemi kanë shqiptarët.”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb