Një tjetër deklaratë e kryeministrit Rama gjatë Kongresit të PS-së ishte ajo për zhvillimin dhe Rilindjen e kryeqytetit. Në këtë pikë, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, analisti Fatos Lubonja tha se një nga projektet më të shëmtuara e të kontestuara në Tiranë është stadiumi.



“Unë kam folur me specialistë, ai stadium është një monstër, ka shkatërruar kompleksin e universitetit një projekt i ardhur nga Italia. Të bësh një ndërtesë monstër përballë atyre ndërtesave t’i i ke shkatërruar ato. Pse nuk e ka problem se janë paratë, pronarët e kullave ata që paguajnë. Në vend që ta ndërtojë stadiumin siç e ka gjithë bota në periferi, ai e bën mu aty në mes të vendit që i merr frymën gjithë qytetit”,- tha Lubonja.


Ndërsa gazetarja Ornela Liperi deklaroi së në Tiranë është shtuar shumë ndërtimi i kullave. Ajo hodh dyshime mbi burimin e parave.

“Bankat nuk japin kredi për ndërtim, pasi dihet që ka qenë një nga sektorët më me probleme. Zyrtarisht është dukshme që këto para nuk dihet nga vijnë. Të gjitha këto kullat i kanë katet e para qendra tregtare dhe të dytat zyra. Por Shqipëria ka më shumë qendra tregtare për frymë se sa Italia apo vende të tjera në Europë”,- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb