Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se hapi tjetër i Ramës mund të jetë rrestimi i katërshes opozitare. Lubonja u shpreh se Rama ka mbështetje ndërkombëtare dhe se në emër të kësaj mbështetje, ai vendos nën kontroll institucionet.

“Edi Rama pati mbështetje ndërkombëtare për të hedhur këtë hap. Unë mendoj që këta ndërkombëtarë do vazhdojnë ta mbështesin. Ata i hapin rrugën një hapi tjetër të Ramës. Besoj se hapi tjetër i Ramës është arrestimi i katërshes opozitare. E thashë ose do durojmë dhunën e Ramës ose të bëjmë dhunë për të rrëzuar Ramën”, tha Lubonja.

Për Lubonjën, 30 qershori ishte hap i radhës i instalimit të sistemit të Edi Ramës.

“Për mua 30 qershori ishte etapë e një procesi të nisur tashmë nga Rama. Mendoj është një proces i instalimit të një regjimi të kontrolluar prej tij nëtë gjitha institucionet. 30 qershori ishte hap më tej në këtë proces. Bolino tha se 30 qershori kishte një lojë, dhuna nga njëra anë ose paqja dhe fitoi paqja. Ndërsa për mua ishte hap më tej i Ramës që ka ndërtuar një pushtet, që zgjidhni ose paqe me mua ose do keni dhunë. Ose të durojmë diktaturën e Ramës ose të përdorim dhunë që nuk e duam asnjë. 30 qershori ishte etapë”, tha ai.

Fatos Lubonja shtoi se data 30 qershor ishte edhe një referendum dhe se më tepër se çfarë do të bëhet në këtë qytet a tjetër, ishte kundër 4-es opozitare.

“30 qershori ishte edhe një referendum. Nuk u bë që çfarë do bëjmë në këtë qytet e në atë, por ishte më shumë jeni me mua apo me katërshen. Ndërkombëtarët ç’armatosën opozitën dhe i thanë Ramës vetëm ti ke shtetin, ndërsa këta të tjerët do të dënohen nëse vjedhin votat. Nuk rrëzohet Edi Rama duke i provuar se ka vjedhur vota, duke thënë se ka shtuar, sepse ka mbështetje ndërkombëtare”, tha Lubonja.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb