Teksa dy përfaqësueset janë në pritje të vendimit të UEFA-s pas skandalit në Bukuruesht, trajneri i Rumanisë, Lucescu është rikthyer sërish në sulm ndaj Kosovës.

“As nuk më intereson. Normalisht është 3-0. Nëse do të jepnin një vendim tjetër, do të ishte e tmerrshme për futbollin, do të thotë se nuk ka më rregullore, kushdo mund të ngatërrohet në futbollin evropian apo botëror. Një papagall thotë diçka nëpër tribuna, skuadra tërhiqet dhe thotë nuk e di çfarë”.

“Kjo nuk mund të bëhet, ka një kufi, duhet të mbizotërojë fair-play, përgjegjësia e lojtarëve ndaj lojës së futbollit, ndaj ekipit kundërshtar, ndaj tifozëve dhe ndaj të gjithëve, duhet të jetë maksimale. Profesionistët duhet të respektojnë plotësisht, 100 për qind.

“Jam shumë i pakënaqur, kam arritur në këtë moshë ku kam parë njerëz që sillen ndryshe nga sa ishim mësuar. Fair-play ishte pjesë e jetës sonë, eksitimi ynë, gjithçka”.

“Tani e kuptoni se këta njerëz (i drejtohet futbollistëve dhe drejtuesve kosovarë) po vijnë dhe po thyhen dhe ata ende kanë të drejtë. Kosovarët gënjejnë si njerëz të paturpshëm dhe gjithashtu kanë të drejtë. Ata bëjnë të gjitha llojet e gjërave dhe janë të gjithë në rregull. Kjo nuk mund të bëhet. Duhet të ketë pak mirësjellje”.

“Është pakënaqësia ime si një njeri që kam mbushur këtë moshë, 50 vite aktivitet dhe i shoh këto gjëra që më shqetësojnë”,- tha ai pas suksesit 4-1 ndaj Qipros.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb