TIRANË

Deputeti i PD Luçiano Boçi e konsideron situatën politike në vend të ngjashme me atë të viteve 90-të.

Duke hequr paralele mes dy epokave, anëtari i komisionit të Arsimit shprehet se pozita ku gjendet Kryeminsitri Rama është e ngjashme me atë të ish-Presidentit Ramiz Alia, i cili bënte thirrje për negociata me studentët.

Sipas tij Rama ndodhet i rrethuar nga skandalet dhe se qeveria ka rënë. Boçi thekson se Rama është më pranë se kurrë përgjegjësisë penale, teksa e konsideron Kreun e Qeverisë të ngrirë.

Nga studio e emisionit “Politika Online” të gazetarit Harbi Aliaj, deputeti demokrat shpreh siguri në rritjen e përmasave të protestave si pasojë e asaj që e konsideron babëzi të qeverisë për të vjedhur qytetarët./gsh.al

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: