Ish-deputeti i Partisë Demokratiike Luciano Boçi me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se MAS ka regjistruar skandalin e radhës.

Boci akuzon se Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka nxjerrë një qarkore, e cila hapur shkel Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Arsimin parauniversitar. Ai shton se Policia e shtetit ndalohet sipas Kodit Zgjedhor t’i afrohet QV-ve e jo më t’i posedojë siç i kërkohet. Sipas Bocit, e gjitha kjo është ;pushtim policor.

Postimi i Luciano Bocit:

Në funksion të farsës zgjedhore dhe të përdhosjes së Kushtetutës, Ministria e Arsimit nxjerr një qarkore, e cila hapur shkel Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Arsimin parauniversitar.

Një turp e skandal i paparë e i padëgjuar.

Qarkorja udhëron në pikën 5, dorëzimin e institucioneve arsimore policisë së shtetit, duke ligjëruar dhunimin e shkollave.

Policia e shtetit ndalohet sipas Kodit Zgjedhor t’i afrohet QV-ve e jo më t’i posedojë siç i kërkohet.

Ky është pushtim policor.

Në qarkore, Drejtorët si personel arsimor, në kundështim me nenin 88 të Kodit që i ndalon, përfshihen me detyrim në procesin zgjedhor.

Ministria sillet si pronare e institucioneve arsimore në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit të arsimit parauniversitar, i cili përcakton se është njësia e qeverisjes vendore (Bashkia) ajo që zotëron juridksionin mbi to.

Që garanton paprekshmërinë, ruan e mirëmban institucionin arsimor.

Çmenduria e Ramës e të pabesëve të tij nuk paska kufij.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb