Britania e Madhe do të dërgojë 100 trupa dhe një sistem reaktor anti-ajror në Poloni. Trupat do të dërgohen atje për 3 deri në 6 muajt në vazhdim, shkruan BBC.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se sistemi reaktor Sabre po dërgohej për të mbrojtur hapësirën ajrore polake dhe ishte thjesht për qëllime mbrojtëse.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë dërguar tashmë sisteme të mbrojtjes ajrore në krahun lindor të NATO-s.

Korrespondenti i mbrojtjes i BBC-së, Jonathan Beale, tha se ishte pjesë e një qëndrimi të shtuar ushtarak për të mbrojtur aleatët pas pushtimit rus të Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb