TIRANË- Sot është 8 Korrik, një datë e shënuar për shtetin shqiptar sepse vizitohet nga gruaja me e pushtetshme në Europë, kancelarja Angela Merkel.

Me siguri kështu do të shkruanin gazetat 40 vjet përpara nëse një vizitë e tillë do kryhej në ato kohë por me siguri nuk do të ilustrohej me foto si kjo. Fshesaret që fshinin rrugët para se te kalonte xhaxhi Enver nuk dilnin ne gazeta.

Sot është 8 korrik 2015 dhe gratë janë shpërndarë neper bulevardin kryesor te Tiranës për të pastruar me fshese mbeturinat. Çdo gjë duhet të jetë e pastër sepse ‘shtëpia’ jonë vizitohet nga kancelarja gjermane dhe ‘i zoti i shtëpisë’ duhet të tregoje se përveç detyrave të tjera është nikoqir i mire dhe se çdo gjë shkon për bukuri nën kujdesin e tij.

Por nuk dihet ende identiteti i grupit që ka fituar ‘projektin’ e pastrimit. Janë të kryebashkiakut në largim Lulzim Basha apo të qeverisë Rama. Disa pohojnë se janë të Mjaft-it kurse disa për G99. Mbetet për t’u zbuluar identiteti i fshesaxhieve në Tiranë sepse do të zbulonte cili po ‘lufton’ me fort për pastrimin e kryeqytetit.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: