Ndërsa Anglia hynte në fushë në Volgograd Arena të hënën në mbrëmje, ata kishin një kundërshtarë më shumë se Tunizinë me të cilin kishin për t’u ndeshur.

Jesse Lingard, Raheem Sterling dhe Danny Welbeck ishin disa nga ata në mesin e atyre që u sulmuan.
Insektet irrituan lojtarët, ku shihej Sterling, i cili ishte duke fërkuar fytyrën.

Anglia insekte 1

Ashley Young madje iu drejtua dhomave të zhveshjes pasi ishte me pantallona të shkurër.
Welbeck, Jordan Henderson dhe Trent Alexander-Arnold, shfrytëzuan rastin dhe u mbuluan veten nga koka deri te këmbët, shkruan tg.

Anglia insekte 2

Megjithatë, ky nuk ishte fundi i çështjes, pasi lojtarët e të dyja skuadrave vazhduan luftën me insekte deri në mesnatë.

Në këtë kohë të vitit insektet janë në çdo anë, udhëtojnë në tufa dhe janë të vogla.
Zyrtarët e qytetit kishin thënë se kanë spërkatur zonën e Volgogradit dhe kënetat aty pranë, por pak ka pasur efekt.

Angli insekte 3

Duket se insektet janë një tipar i rregullt në verë në këtë qytet, për shkak të ajrit të ngrohtë dhe bazës së tyre pjellore që e vënë buzë lumit Volga.

Angli insektet 4

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: