Që nga sulmi i parë i Hamasit, ai i 7 tetori, rreth 46,000 njësi banimi në Gaza janë shkatërruar plotësisht dhe më shumë se 234,000 janë dëmtuar pjesërisht, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.
Sipas raportit, vlerësohet se rreth 26% dhe 34% e të gjitha strukturave në brez janë dëmtuar që nga 29 nëntori. Më konkretisht, këto shifra ishin midis 20% dhe 26% më 18 nëntor.
Në provincat e Gazës dhe Gazës Veriore, ku ka ndodhur përqendrimi më i madh i sulmeve ajrore, vlerësohet se 52% deri në 65% të strukturave janë dëmtuar.
(BalkanWeb)