Është nder dhe privilegj t’ju drejtohem të gjithëve këtu sot në këtë rast kaq të rëndësishëm. Së pari, urime kryeprokurorit të posaçëm Dumani për shpalljen kampion kundër korrupsionit nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken në 9 dhjetor. Unë isha aty për ceremoninë, ishte vërtetë prekëse, ishte një ditë e madhe për Shqipërinë.
Siç e tha edhe drejtuesi Dumani në D.C, ky çmim nuk është vetëm për SPAK, por për të gjithë SPAK-un dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Sekretari i Shtetit vlerësoi punën e vazhdueshme të SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për përmirësimin e jetës së popullit shqiptar.
Është një moment domethënës për këtë institucion dhe ju përgëzojmë nga ana e SHBA dhe Washington D.C edhe njëherë.
Teksa festoni 5 vitet e para të SPAK si institucion është thelbësore të ndaloni dhe të persiateni mbi progresin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Bashkëqytetarët tuaj ishin dhe vazhdojnë të jenë forca shtytëse pas Reformës në Drejtësi. Ata kërkuan ndryshim dhe qeveria dëgjoi. U desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë udhëtim, për të mbërritur këtu për të ndryshuar Kushteutën dhe ligjet e Shqipërisë me shpresë për një të ardhme më të mirë. Guxim për të vënë në jetë diçka nga hiçi. Guxim për të luftuar krimin dhe korrupsionin me energji të qëndrueshme.
Ky guxim dhe vullnet janë po aq të rëndësishme sot sa ishin në fillimet e rrugëtimit tuaj të Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë dhe as e përsosur. Rezultatet e punës tuaj japin efektet duke bërë që politikanët, zyrtarët, burokratët të mendoheshin 2 herë për veprimet e tyre. Ndonjëherë duke ngadalësuar elementët bazë të jetës së përditshme dhe burokracisë qeveritare teksa çmësojnë praktikën e dëmshme të ryshfetit dhe korrupsionit. Ky proces kërkon kohë dhe durim për të mësuar për transparencën dhe integritetin. Është kritike në çdo demokraci që qytetarët të dinë se qeveria do t’i trajtojë me paanësi, se aplikimet apo kërkesat e tyre do të kenë një mundësi suksesi të drejtë dhe do të merren në konsideratë dhe për t’u ndjerë besimplotë që janë në anën e duhur të ligjit. Dhimbja afatshkurtër çon në përparime afatgjata dhe do t’i vendosë të gjithë shqiptarët në anën e duhur të ligjit dhe Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Kjo është gjithashtu thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që ka marrë një vrull shtesë tërësisht të mirëpritur në javët e fundit dhe dëshiroj të vlerësoj drejtimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij që ka prodhuar një përparim të madh në reforma. Gjatë kësaj kohe tranzioni të jashtëzakonshëm ju nxisim të ecni përpara në rrugëtimin tuaj, ndërsa të gjithë shqiptarët punojnë për të rrënjosur sundimin e ligjit në vendin tuaj.
SPAK-u luan një rol të domosdoshëm në këtë luftë. Institucioni juaj jep llogari përpara qytetarëve të Shqipërisë dhe rezultatet tuaja të forta të deritanishme pasqyrojnë se sa seriozisht i merr përgjegjësitë e tij çdo inspektor apo prokuror. Arrestimet, procedimet penale dhe dënimet tuaja të jashtëzakonshme sikurse sapo i keni parë këtu nga Dumani, bëri që ata që dikur ishin të paprekshëm të flasin shumë. Puna juaj frymëzon besimin se prova do të ndiqet brenda kornizës së ligjit pavarësisht se ku, pavarësisht se drejt kujt çojnë mbi ligjin. Asnjë nuk është mbi ligjin. SPAK vijon ta mbajë veten llogaridhënës, veprimet tuaja japin llogari përpara ILD dhe drejtuesit tuaj paraqiten personalisht përmes raporteve në Kuvend dhe KLP, seanca që kanë zgjatur me orë të tëra gjithmonë. Këto shkëmbime publike brenda kuadrit të ligjit janë thelbësore për ndërtimin e besimit të publikut dhe të ruajtjes së tij teksa SPAK dhe institucionet e tjera gjyqësore rriten dhe përforcohen. Mbikëqyrja e mëtejshme përtej këtyre kontrolleve kushtetuese… Pse kërkoni më shumë mbikëqyerje, më shumë hetim, më shumë monitorim, institucionet e pavarura duhet të japin llogari por pavarësisht këtyre duhet të ruhen, pasi kjo i lejon të jenë të efektshme.
Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare. Brenda 5 viteve të shkurtra, SPAK është kthyer në institucionin publik më të besuar në Shqipëri. Partnerët e huaj kërkojnë ekspertizën e SPAK për të luftuar krimin e organizuar shqiptar në vendet e tyre. Siç e theksoi edhe Dumani në fjalimet publike, SPAK nuk mund t’i zgjidhë problemet e Shqipërisë i vetëm. Institucionet e tjera shqiptare duhet të tregojnë guxim, të ndërtojnë besimin e publikut dhe të veprojnë me integritet. Lufta kundër korrupsionit është detyrë e çdo qytetari shqiptar pavarësisht ku punojnë apo kë njohin.
Teksa festojmë 5 vitet e para të SPAK shohim drejt të ardhmes me shpresë dhe dëshirë. Ne kemi besim se SPAK sapo ka filluar dhe do të vazhdojë të ngjallë besim tek qytetarët e Shqipërisë, vizitorët dhe investitorët se një e ardhme më e sigurtë, më e begatë dhe më demokratike është e mundur.
Për t’u siguruar që SPAK do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në historinë shqiptare dhe rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë e të njohurive të tyre institucionale.
SHBA-të festojnë përparimin e bërë nga SPAK në historinë e tij të shkurtër. Puna juaj na bën të gjithëve më të sigurtë, si në Shqipëri dhe në mbarë botën. Ne kemi qenë me ju që nga dita që ndezët për herë të parë dritat 5 vite më parë dhe presim me kënaqësi që të vazhdoni të mbani dritat ndezur dhe ju të vazhdoni luftën tuaj me guxim dhe besim. Sërish ju përgëzoj të gjithëve dhe popullin shqiptar në këtë 5-vjetor vendimtar për SPAK-un. Është një nder që të ndodhem këtu me ju.
Faleminderit!
Fjala e zv/Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof në ceremoninë e 5-vjetorit të SPAK
(BalkanWeb)