IRAN

Ministri i jashtëm në Iran, Javad Zarif ka paralajmëruar  Shtetet e Bashkuara se nuk duhet të ndihen të sigurta pas nisjes së luftës ekonomike ndaj Tehranit. Në një konferencë të përbashkët me ministrin gjerman, Zarif u shpreh se Irani do të nisë luftën me Shtetet e Bashkuara.

Zarif ngriti standardin edhe ndaj bisedimeve me Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa theksoi se Presidenti Trump është shprehur se Shtetet e Bashkuara kanë nisur një luftë ekonomike kundër Iranit dhe se zgjidhja e vetme në rajon është ndërprerja e kësaj lufte ekonomike.

Ministri Zarif i bëri këto komente pas takimit me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Maas. Gjermania është vendi kryesor evropian që po bën përpjekje për ndërtimin e një mekanizmi të veçantë për lehtësimin e tregtisë mes Evropës dhe Iranit pa shkelur sanksionet amerikane ndaj këtij shteti.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore me Iranin vitin e kaluar dhe i rikthyen sanksionet kundër Iranit. Tërheqjen nga kjo marrëveshje e ka paralajmëruar edhe Irani, zyrtarët e të cilit kanë thënë se më 7 korrik do ta rrisin pasurimin e uraniumit në nivelin e nevojshëm për prodhim armësh, shkruan “The Guardian”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb